
Edhe Kategoria e Parë ashtu si Superiorja kanë mbyllur këtë vit kalendarik. Kategoria e Parë ditën e djeshme mbylli javën e 17-të të saj, teksa rezultate surprizë janë marrë nga ekipet.
Kështu këtë javë “feston” Flamurtari, pasi vlonjatët triumfuan ndaj Valbonës, ndërsa ndalen rivalët. Vora mori vetëm 1 pikë dhe mban vendin e parë me 41 pikë, ndërsa Besa u mposht nga Apolonia. Kavajasit zbresin në vendin e 3-të me 38 pikë, 1 më pak se Flamurtari i vendit të 2-të.
Këtë javë gjithashtu ishte pozitive për Korabin dhe Apoloninë që morën fitore “jetike”. Fierakët pas trumfit ndaj Besës shkojnë në vendin e 8-të në klasifikim dhe largohen me 2 pikë nga zona “Play-Out” që mbahet nga Kukësi. Ndërkohë Korabi pavarësisht fitores ndodhet në vendin e 10-të me 16 pikë, 3 pikë larg Apolonisë.
