Java e 12-të e Kategorisë së Parë do të zhvillohet e gjitha të dielën, më 23 nëntor ku spikat dueli Lushnja-Pogradeci. Përballje kjo që do të luhet në orën 13:30.
Skuadra e Pogradecit vijon të jetë në formën më të mirë, pasi ndodhet në vendin e 3-të në listë me 18 pikë. Djemtë e Emiliano Çelës kanë pasur një paraqitje premtuese pasi deri tani kanë fituar 3 ndeshje. Rikujtojmë këtu, se ekipi ka marrë pikë kundër Apolonisë, Korabit dhe Kastrioti.
Ndërsa nga ana tjetër, Lushnja do të duhet të bëjë “mrekullinë” për të mposhtur Pogradecin. Një fitore ndaj ekipit liqenor, do ti bënte “nder” pasi do ta nxirrte skuadrën dhe nga zona e ftohtë në të cilën ndodhet aktualisht.
3-shi ironik pasi nëse Pogradeci kishte fitore, Lushnja i ka humbje dhe ka vetëm, 12 pikë dhe dueli mes tyre do të jetë mjaft i luftuar.
