Ndeshja e së shtunës përballë Laçit në transfertë, e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë së Parë, do të jetë dhe sfida që do kulmojë dhe objektivat e Pogradecit për ambiciet drejt ngjitjes në elitë.
Pak ditë para këtij dueli, faqja zyrtare e klubit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për tifozët që do të duan të jenë pjesë e këtij udhëtimi në Laç, teksa shpjegon më konkretisht dhe udhëzimet që duhet të ndiqen në mënyrë rigoroze për të qenë në tribunat e stadiumit.
"Të gjithë tifozët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Laçit për të ndjekur nga afër përballjen e shumëpritur Laçi vs Pogradeci.
Janë të lutur të paraqiten pranë ambienteve të stadiumit "Pogradeci" për të regjistruar pjesëmarrjen e tyre.
Regjistrimet janë të hapura deri ditën e shtunën, nga ora 09:00 deri në 16:00.
Mos e humbisni mundësinë për të mbështetur ekipin nga tribuna", shkruan faqja e klubit.
