
Ekipet e Kategorisë së Parë nuk kanë shumë kohë për të humbur, teksa në fundjavë do të zbresin sërish në fushë. Skuadrat do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 24-të të kampionatit.
6 takimet do të luhen në të njëjtën orën, 13:30 dhe në të njëjtën ditë, të dielën. Duele mjaft interesante janë në program dhe priten të jenë shumë të luftuara.
Kështu Valbona do të presë në shtëpi skuadrën e Vorës, ndërsa Flamurtari do të udhëtojë në transfertë, ku do të sfidojë Kukësin. E luftuar do të jetë edhe dueli mes Apolonisë dhe Burrelin si dhe Kastriotit dhe Pogradecit.
Gjithashtu vëmendja do të jet edhe te Korabi – Besa dhe Lushnja – Erzeni.
NDESHJET:
Valbona-Vora (13:30)
Kukësi-Flamurtari (13:30)
Korabi-Besa (13:30)
Apolonia-Burreli (13:30)
Kastrioti-Pogradeci (13:30)
Lushnja-Erzeni (13:30)