Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Ndeshja e fundit e javës së 19-të, Apolonia – Lushnja “kokë më kokë” për fitoren

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja e fundit e javës së 19-të, Apolonia – Lushnja
Lushnja - Apolonia

Kategoria e Parë ditën e sotme do të luajë ndeshjet e fundit të javës së 19-të. Apolonia dhe Lushnja do të sfidohen dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores.

Një duel shumë i luftuar mes skuadrave të cilat janë të dënuara vetëm për 3 pikët. Si fierakët ashtu edhe lushnjarët janë në luftë për mbijetesë, teksa aktualisht i ndajnë vetëm 3 pikë.

Apolonia mban vendin e 8-të në klasifikim me 22 pikë, ndërsa Lushnja ndodhet në vendin e 10-të me 19 pikë. Kjo sfidë do të startojë në orën 13:30.

Poll

Lexo gjithashtu