
KF Korabi
Pas barazimit me Luftëtarin në javën e parë (1 – 1), Korabi nuk e ka gjetur më rrugën e rrjetës në Kategorinë e Parë. Kanë kaluar 360 minuta “thatësira” te skuadra dibrane, tregues se po përjetonë një moment “krize” të thellë.
Barazim i “bardhë” ndaj Besës, të njjëjtin rezultat me Kastriotin, për të vijuar humba karshi Laçit (0 – 2) dhe së fundmi 0 – 0 kundër Apolonisë. Kjo “panoramë” e zymtë ka “pllakosur” heshtjen në ekip.
Asnjë fitore dhe asnjë sinjal pozitiv. Më ketë temp, objektivi i vetëm për Korabin në sezonin 2025-2026 do të jetë “lufta” për mbijetesë në Kategorinë e Parë.
Poll