
Kategoria e Parë në fundjavë mbylli ndeshjet e javës së 31-të, ku rezultatet të rëndësishme janë marrë nga disa ekipe. Kështu tashmë siç dihet Vora është shpallur skuadra kampione, ndërsa ka siguruar edhe ngjitjen në Superiore. Fitorja 2-0 ndaj Burrelit bëri që në Vorë të shpërthente festa, me skuadrën e Arian Bellait që shkruan historinë në futbollin shqiptaarë.
Ndërkohë humbja e Flamrutarit ndaj Besës së Kavajës vë në “rrezik” ngjitjen në Superiore. Vlonjatët kanë vetëm 1 pikë më shumë se kavajasit, teksa kanë mbetur edhe 2 ndeshje drejt fundit të kampionatit.
Burreli pavarësisht humbjes me Vorën, nuk ndryshon pozicion në klasifikim. Fitore të rëndësishme morën edhe Pogradeci, Apolonia, Lushnja dhe Korabi, që renditen përkatësisht në vendin e 5, 6, 7 dhe 8-të.
Ndërkohë Kastrioti ndodhet në vendin e 9-të me 34 pikë, pozicion që të çon në “Play – Out”. Shpresat për të shmangur këtë pozicion janë të mëdha pëër krutanët, teksa nga krahu tjetër Kukësi nuk ia del dot.
Verilindorët kur kanë mbetur edhe 6 pikë në lojë do të duhet të luajnë ndeshjet shtesë për të qëndruar në Kategorinë e Parë. Teksa siç dihet Valbona dhe Erzeni prej javësh luajnë thjeshtë për formalitet, pasi kanë rënë në Kategorinë e Dytë.
