
Trajneri i Ilirisë Smajlaj ka komentuar humbjen e ekipit të Ilirisë së Krujës në javën e parë të Kategorisë së Parë. Ata nuk ishin në gjendje të thyenin Laçin, ku këta të fundit falë eksperiencës mori një fitore të vyer me shifrat 2-1. “E vërtetë ajo që konstatoni që pati një bllokim. Kemi dy muaj që stërvitemi.
Kemi pasur mundësi dhe të studiojmë Laçin. Kam insistuar që skuadra do jetë me ritëm dhe agresive por u goditëm në momentin më të mirë por megjithatë aritëm të barazonim ndeshjen. Futbolli i tillë është, jo të gjitha mund të shkojnë tek goli. Më vjen keq si pësoi, sepse kemi punuar shumë. Puna vazhdon.
Kjo është vetëm java e parë dhe nga humbja duhet të mësojmë. Pak a shumë e thashë, kemi dy muaj stërvitje por jo gjithë skuadrën e kam pasur në dispozicion. Na kanë ardhur dhe me vonesë disa. Ndoshta mund të jetë e vërtetë ajo që thoni por po ta shohim mirë ndeshjen, mendoj se kemi krijuar situata më të pastra se Laçi.
Jemi ndëshkuar në pjesën e dytë nga një korne e tyre. Në futboll ndodhin edhe këto. U mundova që pjesën e dytë ta rifreskoj deri diku skuadrën. Mendoj se skuadra reagoi mirë në vështirësi. Kërkojmë dhe pak kohë që të arrijmë aty ku duhet”.