Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Humbjet nuk i demoralizojnë, Pogradeci “ndez motorët” për sprintin final

Shkruar nga NEWSPORT
Humbjet nuk i demoralizojnë, Pogradeci “ndez motorët”
Pogradeci

Pauza e Kategorisë së Parë për shkak të sfidave të Kombëtares i ka shkuar për shtat Pogradecit. Këto të fundit nuk kanë mundur të marrin pikë në 2 javët e fundit, duke humbur kështu mundësinë për të “blinduar” vendin e tyre në “Play-Off”.

Por pavarësisht kësaj, në Pogradec nuk janë aspak të demoralizuar. Tashmë Ard Mema për fatin e tij të mirë ka në dispozicion kohën për të përgatitur ekipin për ndeshjet e mbetura në kampionat.

Fillimisht do të synojë rikthimin e skuadrës te rezultatet pozitive, ndërsa më pas do të kërkojnë maksimumin e pikëve në 5 javët e mbetura. Kujtojmë se kundërshtari i tyre i radhës do të jetë Flamurtari, përballje kjo e vlefshme për javën e 29-të të kampionatit.

Takim që do të luhet në Vlorë në orën 14:00 më 26 mars. Aktualisht mbajnë vendin e 6-të në tabelën e klasifikimit me 37 pikë pas 28 javësh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga