Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Festoi golin e shënuar në mënyrë të veçantë, rrëfehet Dajan Shehi: Ia dedikoi gruas time, po presim një fëmijë (PRONONCIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Festoi golin e shënuar në mënyrë të
Dajan Shehi

Ditën e diel u luajt supersfida e javës së 20-të në Kategorinë e Parë. Vora priti në shtëpi Besën, me dy prej ekipeve më të forta të kategorisë që morën nga një pikë vetëm në përballjen direkte.

Golin vendimtar për vorakët e shënoi Dajan Shehi. Lojtari i bluve arriti të kërvente më shumë nga çdokush në një goditje këndi dhe u tregua më i saktë me kokë për të dërguar topin në rrjetë në minutën e 80-të, 10 minuta pasi kavajasit kishin kaluart në epërsi. Përveç peshës së realizimit në aspektin e pikëve, ky shënim kishte dhe një  tjetër rëndësi të veçantë.

27 vjeçari fill pas golit, mori topin dhe e vendosi në bark. Një simbolikë e qartë feste kjo. Vetë ish-i i Partizanit, Vllaznisë, Skënderbeut dhe madje verdhezinjve që kishte përballë ka dhënë një prononcim të shkurtër për Newsport duke sqaruar arsyen e festimit dhe objektivat.

“Jam shumë i lumtur për golin. Bëra një festë të veçantë duke kapur topin në fund dhe duke e vendosur në stomak. Kisha një arsye speciale. Ia dedikoj golin nuses time, me të cilën presim një ardhje në jetë.

Përveç arsyes familjare jam shumë i lumtur për golin dhe për pikën që na dha. Besa ishte një kundërshtar i fortë. Shpresoj të shënoj sa më shumë gola në vazhdim e tutje. Mbi të gjitha dëshiroj që Vora të ngjitet”, u shpreh Shehi.

Qendërmbrojtësi ka luajtur për shumë klube në Shqipëri dhe ka një eksperiencë të madhe në repertorin e tij. Gjatësia dhe roli në fushë e ndimojnë që nga goditjet standarde të tregohet i rezikshëm herë pas here siç ndodhi në Marqinet këët fundjavë që lamë pas.

Elbasanasi mes dashurisë së jetës dhe gëzimit të madh familjar që e pret i kushtoi dhe 1 pikë të çmuar Vorës, së cilës i vlente dhe më shumë në fakt barazimi. Kështu, liderët e kampioniatit dërguan në 2 pikë diferencën me Flamurtarin si dhe në 8 me Besën, që humbi rastin të vihej sërish në ndjekje të kryesuesve.

Goli i Dajan Shehit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga