Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kategoria e Parë rikthehet në aksion, njihuni me 5 ndeshjet e ditës së sotme

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e sotme, në orën 14:00 rikthehet të luajë Kategoria e Parë. Gjithësej do të jenë 5 ndeshje, ku secila prej tyre padyshim që do të jetë një histori më vete, sepse secila skuadër luan për një objektiv të caktuar.

Në Grupin A, do të jenë vetëm 2 ndeshje sikurse është ajo mes Veleçikut dhe Erzenit dhe Burrelit që pret në shtëpi Korabin.

Përsa i përket Grupit B, Besa pret Egnatian. Oriku do të ndeshet në shtëpi me Turbinën, kurse Lushnja do të presë Elbasanin.

Kujtojmë që Grupi A udhëhiqet nga Vllaznia me 35 pikë, kurse në Grupin B  është Bylis me 33 pikë, i ndjekur nga Besa e Kavajës me 29 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga