Ditën e sotme në Kategorinë e Parë është luajtur ndeshja mes Lushnjes dhe Besës, e vlefshme për javën e 17 të kampionatit.
Takimi ka përfunduar me rezultatin e pastër 2-0 për skuadrën e drejtuar nga trajneri Ilir Gjyla. Golat janë shënuar nga Alushi në minutën e 12 dhe Sefa në minutën e 79-të.
Me këtë humbje Besa është shumë larg vendit të parë në kampionat, duke bërë kështu si më të pamundur objektivin për sezonin e ardhshëm, ngjitjen në Superiore.

Poll