Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kategoria e Parë dhe e Dytë zbresin në fushë, njihuni me ndeshjet e sotme

Shkruar nga NEWSPORT
Kategoria e Parë dhe e Dytë zbresin në fushë, njihuni me

Futbolli shqiptar do të zhvillojë sot duelet e mbetura për javën e tretë në Kategorinë e Parë dhe të Dytë. Flamurtari do të presë në Vlorë ekipin e Besës, në duelin e Kategorisë së Parë. Vlonjatët këtë sezon janë me shumë probleme, duke nisur që nga organika e cunguar dhe lojtarët e rinj për shkak të bllokimit të merkatos. Dueli me kavajasit do të luhet në 14:00.

Po në këtë orar do të zbresin në fushë 14 skuadra në Kategorinë e Parë. Në grupin A do të luhen gjashtë duele. Tërbuni pret në Pukë skuadrën e Valbonës, ndërsa Shkumbini luan në transfertë me Mirditën. Luzi ndeshet me Ilirinë, ndërsa Sopoti me Gramshin. Në grupin B, Këlcyra pret Butrintin.

Java 3 - Kategoria e Parë, B - 14:00

Flamurtari - Besa

Java 3 - Kategoria e Dytë, A - 14:00

Tërbuni - Valbona

*Spartaku - Internacional Tirana

Mirdita - Shkumbini

Luzi - Iliria

Sopoti - Gramshi

Bulqiza - Ada

Java 3 - Kategoria e Dytë, B - 14:00

Këlcyra - Butrinti

*Spartaku është tërhequr nga gara

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga