
Futbolli në Shqipëri do vijojë sot me Kategorinë e Parë dhe të Dytë. Duke nisur nga 13:30, në grupin A të së Parës luhet ndeshja mes Partizanit B dhe Burrelit. Dueli zhvillohet në Kompleksin Internacional dhe vlen për kreun e grupit. Fitorja e djeshme e Dinamos ka bërë që matjanët të kërkojë patjetër tri pikët për kreun.
Në Kategorinë e Dytë zhvillohen gjashtë duele. Butrinti kryesues udhëton drejt Kuçovës në përballje me Naftëtarin, Gramozi pret në Ersekë skuadrën e Albpetrol, ndërsa Devolli ndeshet në Bilisht me Përmetin. Maliqi luan me Memaliaj dhe Tepelena pret Këlcyrën. Labëria udhëton drejt Skraparit.
Kategoria e Parë - java 12 - 13:30
Partizani B - Burreli
Kategoria e Dytë - java 11 - 13:30
Devolli - Përmeti
Tepelena - Këlcyra
Maliqi - Memaliaj
Gramozi - Albpetrol
Skrapari - Labëria
Naftëtari - Butrinti