17:30 / Janë mbyllur 6 ndeshjet e Kategorisë së Parë. Besëlidhja ka fituar ndaj Kastriotit duke siguruar vendin e dytë në play-off, ndërsa Korabi ka bërë detyrën ndaj Erzenit.
Apolonia është ndalur në shtëpi 2-2 ndaj Pogradecit, duke bërë që Lushnja të ketë një shans për të siguruar vendin e dytë në këtë grup. Lagunarët do të luajnë me Pogradecin javën tjetër. Dinamo ka marrë pikë me vlerë në transfertë, duke siguruar fitoren ndaj Burrelit.
Rezultatet finale:
Play Off, Grupi A
Besëlidhja 2 - 0 Kastrioti (Hoxha 79', 92')
Korabi 3 - 0 Erzeni (Skuka 62', 70' (p), Mziu 94')

Play Off, Grupi B
Apolonia 2- 2 Pogradeci (Zogaj 25' / Dragoj 45', 72')
Besa 3 - 5 Lushnja (Conceicao 38', 70', Hoxha 92' / Mezini 9' 85', Canka 71, 73, 77')

Play Out, Grupi A
Burreli 0 - 1 Dinamo (Kolgega 70' (p))
Egnatia 0 - 0 Veleçiku
