Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 16-të të Kategorisë së Dytë. Në Grupin A, Egnatia fitoi me Veleçikun në transfertë 2-0 duke ruajtur diferencën me Vllazninë që gjendet në vendin e dytë të renditjes, plot 11 pikë.
Në Grupin B, pas fitores së djeshme kundër Butrintit 1-0 në Kuçovë, Naftëtari mori sot një lajm të mirë, sepse Orikumi u ndal në Tepelenë duke humbur 2-1. Naftëtari që kryeson Grupin B, tashmë shkon në +7 pikë nga Orikumi që ndodhet në vendin e dytë.
Kategoria e Dytë/ Java 15
Grupi A
Sot
Vllaznia B – Kevitan 3-0
Albpetrol – Internacional 2-1
Vora – Gramshi 3-1
Veleçiku – Egnatia 0-2
Nesër
Kukësi B- Ada Velipojë
Partizani B-Tirana B
Grupi B
Dje
Naftëtari-Butrinti 1-0
Sot
Skrapari – Këlcyra 0-1
Maliqi – Devolli 4-0
Tepelena – Oriku 2-1
Domosdova – Gramozi 1-0
Përmeti – Delvina (Nuk u zhvillua)