
Sot, janë luajtur disa nga ndeshjet e javës së 10-të të Kategorisë së Dytë që ishin planifikuar të zhvilloheshin fundjavën e shkuar. Por, kushtet e vështira atmosferike detyruan Federatën Shqiptare të Futbollit t'i planifikonin ato për këtë të shtunë dhe të dielë.
Në Grupin A, Mirdita është mposhtur në shtëpi, ndërsa në Grupin B, Labëria ka fituar kundër Gramozit. Memaliaj merr 3 pikët kundër Tepelenës, ndërsa Butrinti "masakron" Skraparin në shtëpi. Më poshtë njihuni me rezultatet e gjitha ndeshjeve të luajtura ditën e sotme:
Grupi A
Mirdita - Sopoti 0-2
Grupi B
Labëria - Gramozi 2-0
Memaliaj - Tepelena 2-1
Butrinti - Skrapari 4-0
Poll