Janë mbyllur ndeshjet e kësaj jave në Kategorinë e Dytë për të dyja grupet. Kryesuesit ia kanë dalë të fitojnë, duke lënë të hapur gjithçka për në javët pasardhëse. Në grupin A, Vora ka mposhtur Vllazninë B në Shkodër, ndërsa Luzi ka shpartalluar Mirditën.
Në grupin B, Tomori mundi 8-1 Selenicën, ndërsa Gramozi ra në Sarandë 6-2 ndaj Butrintit. Maliqi dhe Albpetroli morën tri pikë me vlera, duke ndjekur sëbashku me tre pikë më pak beratasit kryesues.
Kategoria e Dytë - Grupi A - 17:30
Ada 2 - 1 Tirana B
Vllaznia B 0 - 2 Vora
Kamza - Partizani B (* Kamza braktisi sezonin)
Internacional 2 - 4 Sopoti
Spartaku 1 - 0 Klosi
Luzi 2008 5 - 1 Mirdita
Renditja

Kategoria e Dytë - Grupi B - 17:30
Butrinti 6 - 2 Gramozi
Maliqi 1 - 0 Memaliaj
Këlcyra 3 - 4 Albpetrol
Skrapari 1 - 2 Delvina
Tomori 8 - 1 Selenica
Naftëtari 1 - 1 Tepelena
Renditja
