
Ditën e sotme janë luajtur sfidat e vlefshme për Kategorinë e Dytë, Grupi B. Të programuara për ditën e sotme kanë qenë 6 sfida, por ajo midis Selenicës dhe Albpetrol nuk është zhvilluar.
Gjithësej në 5 sfidat e luajtura janë shënuar 18 gola. Rezultati më i thellë është shënuar në sfidën Tomori-Përmeti me rezultatin 5-0. Ndërsa Këlcyra dhe Maliqi i vendit të parë janë ndarë me nga 1 pikë. Një sfidë e cila ka patur dhe incidente të shumta, të cilat e kanë detyruar arbitrin të nxjerr 8 kartona të verdhë dhe 2 të kuq, gjatë sfidës.
Rezultatet:
FK Tomori - SHS Përmeti 5-0
FK Skrapari - Kf Butrinti 0-2
FK Këlcyra - Maliqi 1-1
KF Selenica - SHS Albpetrol (Ndërprerë)
FK Tepelena - FK Memaliaj 2-4
KF Naftëtari - Fc Gramozi 3-0