Kategoria e Dytë po zhvillon katër duele në dy grupet. Duke nisur nga ora 13:30, në grupin A po luhet ndeshja mes Mirditës dhe Sopotit, me duelin që zhvillohet në Shënkoll. Grup B luan tre ndeshje. Në Nartë, Labëria pret miqtë e Gramozit nga Erseka.
Një duel ish-ësh ky për trajnerin e vendasve, me Rustemin që në të shkuarën ka veshur fanellën e kolonjarëve. Memaliaj luan në shtëpi me Tepelenën, ndërsa kryesuesit e Butrintit pritet ta kenë të lehtë ndeshjen në shtëpi me Skraparin.
LIVE – Kategoria e Dytë – 13:30
Grupi A
Mirdita 0 – 2 Sopoti
Grupi B
Labëria 2 – 0 Gramozi
Memaliaj 2 – 1 Tepelena
Butrinti 4 – 0 Skrapari