
Në fundjavë është përcaktuar të rinisë Kategoria e Parë. Të gjithë skuadrat do të zbresin në fushë dhe të gjithë ekipet kanë nisur përgatitjet. Sot, Kastrioti ka zhvilluar një test miqësor kundër Shënkollit U-19, të cilin ka arritur ta fitojë me rezultatin 2-1. Të besuarit e Ramadan Ndreut kanë treguar një formë të mirë duke triumfuar me përmbysje.
Fillimisht kanë qenë miqtë që kanë realizuar në minutën e 14-të me Dajia, ndërsa goli i barazimit ka ardhur 1 minutë para se të përfundonte pjesa e parë me Bashën. Me fillimin e 45 minutave të dyta, sulmuesi Okebugu arrin të dyfishojë dhe vulosë rezultatin 2-1 në favor të krutanëve.
Poll