
Merkato është në momentin e saj më të nxehtë, ndërsa klubet e Superligës shqiptare po bëjnë lëvizjet e duhura. Kastrioti kërkon t'I "rrëmbejë" Eni Imamin Skënderbeut, duke kërkuar përforcime të denja për në Superligë.
Palët kanë diskutuar për një transferim të tillë, ndërsa mëngjarashi do të ndërronte sërish fanellën pas 6 muajsh. 27 vjeçari kaloi në janar nga Tirana te Skënderbeu, duke bërë paraqitje të mira me korçarët. Kujtojmë se veç Tiranës dhe Skënderbeut, Imami ka veshur edhe fanellat e Laçit, Teutës dhe Kukësit.
Poll