
Kapiteni i Teutës, Renato Arapi, në një lidhje direkte për Supersport është shprehur në lidhje me ndeshjen Partizani - Teuta në "Selman Stërmasi" (1-1), ku lojtari i të kuqve, Romero, ka dalë me karton të kuq, duke marrë 2 kartonë të verdhë.
"Ndërhyrja e Romeros? Ndoshta është edhe më shumë se karton i verdhë, sepse ai të prek kaviljen dhe rrezikon një dëmtim të rëndë në këtë moment.
Më tej, Arapi ka folur edhe për Skënderbeun, duke thënë se pavarësisht problemeve që kanë, korçarët kanë një skuadër cilësore.
Me Skënderbeun kam kaluar mirë dhe kam fituar shumë trofe. Më vjen mirë që Skënderbeu e gjen forcën dhe përgjigjet në këtë mënyrë, por ata kanë cilësi, sidomos në pjesën e sulmit. Kanë pak problem në pjesën e mbrojtjes.
Për Skënderbeun na vjen keq se është krijuar një ekip me shuëm para dhe djersë. Shpresojmë për një vendim pozitiv në Gjykatën Federale dhe Skënderbeu të fitojë", është shprehur Arapi.