Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Karta e fundit për Europën, FSHF pranon kërkesën e Vllaznisë për finalen e Kupës

Shkruar nga NEWSPORT
Karta e fundit për Europën, FSHF pranon kërkesën e

Vllaznia do të luajë finalen e Kupës së Shqipërisë përballë Laçit më datë 31 maj, në orën 19:00 në “Air Albania”. Kjo është mundësia e fundit për Vllazninë që të arrijë një vend në Kupat e Europës këtë sezon, pasi në kampionat, e mbyllën në vend të pestë.

Vllaznia i bëri kërkesë FEderatës Shqiptare të Futbollit që biletat për këtë sfidë, të shiten edhe në Shkodër pranë stadiumit “Loro Boriçi” dhe FSHF, e ka pranuar kërkesën e klubit shkodran. Këtë gjë, e ka konfirmuar vetë Vllaznia në një postim në faqen zyrtare të klubit.

Njoftimi i klubit të Vllaznisë:

“Federata Shqiptare e Futbollit, si organizatore e aktivitetit, ka njoftuar se nga sot nis në Tiranë shitja e biletave të ndeshjes finale të kupës së Shqipërisë Vllaznia- Laçi. Me kërkesën e KF Vllaznia është rënë dakord që bileta për tifozët shkodranë, duke filluar nga dita e dielë, do të shiten edhe në sportelet pranë stadiumit "Loro Boriçi”. Eja edhe ti për Vllazninë”, shkruhej në njoftimin e klubit shkodran.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga