
Rrahman Hallaci është i ftuar në emisionin "Fair-Play" në News 24. Kapiteni i Kukësit deklaroi për fitoren kundër Skënderbeut.:
"Ishte një ndeshje me tension, por ne kishim më shumë emocione. Ndryshuan gjërat në fushën e blertë dhe tensioni kaloi në anën e kundërshtarëve. Ne nuk është se kishim frikën e Partizanit nëse s'do fitonim kundër Skënderbeut. Donim ta zgjidhnim në Kukës pasi kishim përballë gjithë atë publik.
Në pjesën e dytë nuk kemi luajtur mirë. Kishim folur gjatë javës që në këtë ndeshje duheshin lojtarë me eksperiencë. Është e çuditshme se pse diskutohet se pse dalin dy me kartonë të kuq, pasi mund të dalin edhe katër lojtarë", deklaroi Rrahman Hallaçi.
Poll