Bruno Telushi ka folur pas barazimit me Partizanin. Kapiteni i Flamurtarit deklaroi për mikrofonin e Supersport:
“U futëm në ndeshje për ta fituar, por edhe barazimi na kënaq. Bëmë një lojë të mirë, por nuk arritëm të fitonim. Shpresoj që kjo të jetë hera e fundit që luftojmë për mbijetesë. Mendoj për ndeshjen e radhës kundër Laçit, pastaj të mendojmë për më lart. Asnjë lloj kontakti, asnjë lloj falënderimi nuk kemi marrë se pse ndalëm Partizanin nga Kukësi”, ka përfunduar Telushi.