
Bernard Berisha ka pranuar çmimin Fair Play në Rusi. Skuadra e tij, Akhmat Grozny është vlerësuar me këtë çmim për ecurinë e këtij sezoni dhe pozitivitetin që ka treguar në fushë, duke qenë ndër ekipet me më pak kartonë të kuq dhe faulla të shkaktuar në dëm të kundërshtarëve.
Kështu, ish-sulmuesi i Besës dhe Skënderbeut në Superligë ka marrë çmimin në emër të ekipit. Ka qenë vetë klubi nga Çeçenia që ka bërë publike këtë trofe të fituar. Me shiritin e kapitenit në krah, Berisha është lojtari më i rëndësishëm I skuadrës, teksa prej 2017 është pjesë e skuadrës.
Poll