
Krahas Mirel Josës, në konferencën e zakonshme për shtyp ka folur edhe kapiteni Erdenis Gurishta. Mbrojtësi i djathtë i Vllaznisë është optimist për përballjen e nesërme me Universitatea Craiova.
Megjithatë kërkon të mbajë me këmbë në tokë lojtarët e tij. Ai premton se do të japin të gjithë maksimumin për t'u kthyer në Shkodër me një rezultat pozitiv. Në fjalën e tij para gazetarëve Josa deklaroi:
"Nesër e parashikoj ndeshje të vështirë. Sa i përket lojtarit të rrezikshëm, mund të them me pastërti se krahu i majtë i tyre është pika e fortë e kundërshtarit. Duke pasur parasysh dy lojtarët e krahut të majtë, janë lojtarë të Kombëtare, por gjithësesi ky fakt s'më tremb aspak. Unë do të jap maksimumin dhe kjo më motivon më shumë për të dhënë 100 përqind në fushën e lojës.
Oferta nga Rumania? Superliga rumune është më e fortë se ajo shqiptare. Dy vitet e fundit u afruan dy lojtarë si Batha dhe Hoxhallari. Jam lojtar nën kontratë. Kam edhe 1 vit kontratë. Të ardhmes s'i dihet.
Bisedë me ekipin e Laçit? Jo s'kemi pasur ndonjë arsye të pyesim ata për ju. E kemi ndjekur ndeshjet e juaja të vitit të shkuar. Dhe me këtë domethënë nuk ka asnjë favorit. Craiova vitin e shkuar ishte favorit, por u eleminua nga një ekip shqiptar", tha ai.
Kujtojmë që Vllaznia barazoi në ndeshjen e parë 1-1 në stadiumin "Loro Boriçi". Shanset për një kualifikim të mundshëm janë të barabarta.