Klubi i Shkumbinit reagoi me anë të një komunikimi në faqen e tij zyrtare pas fitores ndaj Luzit sot në stadiumin “Loni Papuçiu” duke arritur të realizojë objektivin e ngjitjes në Kategorinë e Parë.
Në komunikatë, klubi peqinas falenderoi të gjithë përkrahësit e tij dhe bëri thirrje për drejtuesit që të organizojnë një ekip më konkurues për sezonin e ri.
“Pas vështirësisë vjen lehtësimi kjo thënie madhështore që e ka burimin nga Hyjnori , na shkon per shtat neve në këtë moment.
Duke parë në çdo moment gjërat më të pista që u luajtën kundër nesh , me perfshirjen direkt te sistemit që më pas ky sistem i jepte krahë dhe provincialëve si Delvina që nuk mbahen për ndonjë sport , tregoj qartë se sa me vuajtje dhe me sa veshtirësi ishte ky rikthim.
Falenderojmë të gjithë ata që djersitën , kontribuan , luftuan dhe mundësuan këtë rikthim.
Për NE si Bardhekaltër sot është ditë gëzimi , por shpresojmë dhe besojmë që drejtuesit e klubit duhet të fillojnë të mendojnë për të ardhmen , asnjëherë nuk është herët për të piketuar ekipin e të ardhmes, bile mendojmë që duhet te fillohet e të hidhen themelet për një ekip solid , që të mundësojë dhe rikthimin në elitë.
E dimë që kjo gjë nuk është e lehtë , por si gjithmonë: Zoti para, ne mbrapa.
Traditën dhe trashgiminë e mbi 2000 vjet histori të qytetit tonë, që na është trasmetuar brez pas brezi gjithmonë janë përfshirë në këto ngjyra bardhekalter dhe në këtë emër simbol, jo vetëm për ne, por edhe në historinë e sportit tonë.
Qyteti jonë ka nxjerrë e do nxjerri gjithmonë njerëz , që na kanë bërë krenar në çdo fushë të jetës , prandaj dhe ne besojmë fort që do të rikthehemi aty ku ky emër e këto ngjyra i takojnë të jenë.
SADO LARG TË JEMI NE PEQINASIT, DIHET GJITHMONË QË ZEMRA DHE PASIONI KA VETËM NJËEMER.
PËRJETESISHT ME TY, SHKUMBIN
DY NGJYRA, NJE EMËR
SHKUMBIN TË KAM NË ZEMËR”.