Është zhvilluar dje java e 17 e Superligës për moshat U-19. Shënkolli ka marrë një fitore me vlera në shtëpi ndaj Tiranës, megjithëse penalltia që vendosi fatet e takimit është kontenstuar nga këta të fundit. Në momentin e 11 metërshit ka pasur mjaft tension dhe përplasje në fushë për skuadrat.
Ndeshja ka nisur mirë për bardheblutë e drejtuar nga Migen Memelli, që kanë marrë kontrollin elojës me raste të shumta. Pjesa e parë mbyllet e bardhë, ndërsa fraksioni I dytë nis me shkëndija. Penalltia e dhënë në favor të vendasve nga arbitri shkodran Dragusha, ka irrituar miqtë, që kanë kontenstuar fuqishëm.
Në këtë moment, portieri bardheblu Kodra ka goditur me top një lojtar të Shënkollit, ndërsa është dashur ndëryrja e stafeve teknike për të shuar sherrin. Me rezultatin 1-0 është mbyllur dueli për moshat U19, me Tiranën që kryeson renditjen me 37 pikë, ndjekur nga Internacional me një më pak.