Rron Broja zyrtarizoi sot largimin nga Partizani. Mesfushori 25 vjeçar ka pasur disa kërkesa në këtë merkato, teksa së fundmi është lidhur me një kalim në Hungari. Mediet në këtë vend tregojnë se Mezokovesd, skuadra e elitës hungareze është në kërkim të shërbimeve të kosovarit.
Më herët Broja u lidh me një kalim në Hungari, këtë herë te MOL Ferhevar. Duket se për shërbimet e Brojës janë në garë dy skuadra të elitës në Hungari, me Mezokovesd që ka luajtur në janarin e 2020 edhe miqësore me Tiranën, humbur 1-0 nga bardheblutë. Pritet të shihet nëse për Brojën ka interes edhe nga vende të tjera, me lojtarin që për dy vite shkëlqeu me Demat në Superligë.

Poll