
Anglia ia doli të fitonte 4-0 mbrëmë ndaj Ukrainës, për të shkuar kështu në Gjysmëfinale të Europianit. Një nga më të merituarit për "3 luanët" ishte Harry Kane. Sulmuesi i Tottenham përveç se realizoi dopietë, ndihmoi shumë ekipin në aspekte të tjera. Kane e cilëson natën e kaluar si të përkyrer, teksa thekson se objektivi kryesor është trofeu.
"Ishim favoritë për të fituar këtë lojë, kishte shumë presion dhe pritje dhe për të performuar ashtu siç bëmë ishte shumë mirë. Një tjetër rezultat i pastër dhe katër gola, ishte një natë e përkryer për neve.Jemi disa prej nesh në këtë ekip që luajtëm në atë gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Kroacisë dhe ne e dimë se sa na dëmtoi kjo për të mos arritur në finale dhe për të shkuar deri në fund.
Ky ka qenë një turne i shkëlqyeshëm deri më tani. Kemi shënuar shumë, kemi luajtur mirë së bashku, por në fund të fundit kemi një vizion se ku duam të jemi dhe kjo është fitimi i turneve të mëdha"- tha ai.