Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kandidati i PS-së lë nam në Shkodër: Do e çojmë Vllazninë në Kategorinë e Parë

Shkruar nga NEWSPORT
Kandidati i PS-së lë nam në Shkodër: Do e çojmë

Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie i Shkodrës, Valdin Pjetri duket se nuk ka marrëdhënie të mira me futbollin. Ai në një takim elektoral ka folur dhe për të ardhmen e Vllaznisë ku nder të tjera ka thënë se do ta kthejë klubin shkodran aty ku i takon.

Në fjalën e tij Pjetri tha: "Vllaznia nuk po arrin të kalojë aty ku e ka vendin. Kam marrë shumë shqetësime nga tifozë të ndryshëm dhe pyetja kryesore është: Valdrin, çfarë do të bësh me Vllazninë nesër? Në konsultë edhe me mjeshtrat e sportit, por edhe duke parë anën ekonomike, propozimi ynë është fillimi i procedurave për privatizimin e KF Vllaznia. Vetëm atëherë ne mund të çojmë Vllazninë në Kategorinë e Parë dhe t'i japim Vllaznisë as më shumë e as më pak, por atë që meriton".

Në këtë rast do të kishim të bënim më një hap prapa pasi Vllaznia sapo është ngjitur në Superiore dhe një kthim aty ku lujati në këtë sezon nuk do i pëlqente askujt në Shkodër.

Rivali i zonjës Ademi për bashkinë e Shkodrës ka bërë dhe një gafë për sa i përket privatizmit të skuadrës ku duket se nuk ka informacion që procedurat për të kanë filluar." Koncepti ynë është që Vllaznia të privatizohet." përfundoi kandidati socialist.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga