Sulmuesi i Kosovës Milot Rashica është padyshim një nga futbollistët që po bën një sezon fantastik me fanelën e Ëeder Bremmen në Gjermani. Gjatë muajit nëntor Rashica ka shënuar 3 herë dhe ka dhënë dy asist, kaq ka mjaftuar që kosovari të nominohet për çmimin "Lojtari i Muajit" në Bundesligë.
Golat dhe asist e sulmuesit, kanë bërë që emri i tij të lakohet në klubet e mëdha europiane.Për djaloshin kosovar, fillimisht shfaqi interes Milani, por tashmë zërat më të fortë janë nga Premier League. Siç raportojnë mediat në Angli, klubi i Aston Villës është gati për të hapur bisedimet me gjermanët për transfermin e Rashicës. Kartoni i sulmuesit vlen rreth 33 milion euro.
Poll