Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kamza mposht Partizanin, por shkëlqejnë Ekuban dhe Fejzullahi

Shkruar nga NEWSPORT
Kamza mposht Partizanin, por shkëlqejnë Ekuban dhe Fejzullahi

Partizani është mposhtur në miqësoren e sotme përballë Kamzës me rezultatin e ngushtë 1-2. Të besuarit e Sormanit bënë një paraqitje të mirë, duke parë që italiani kishte aktivizuar të rinj në lojë.

Pjesa e parë e lojës është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0. Në këtë fraksion loje u aktivizuan: D. Xhika, R.Kalari (F.Hasa), S.Janku, S.Atanda, A.Fejzullahi, L.Bertoni, I.Batha, A.Jaupaj, J.Bardhi, L.Ismailaj, D.Volas. Duhet theksuar që mbrojtësi i rikthyer së fundmi tek të kuqtë ka bërë një paraqitje mbresëlënëse, aq sa vetëm shtylla e ndali për të shënuar.

Pjesa e dytë kishte rezervuar edhe golat e takimit. Vodo kalon në avantazh Kamzën, por në minutën e 87 është Ekuban që barazon shifrat. Pak minuta para se të mbyllej takimi, është Ibraimllari që shënon pas një goditje këndi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga