
Kupa e Shqipërisë ka treguar se është një kompeticion që është një objektiv i të gjitha skuadrave, duke filluar nga Teuta, Kukësi, Luftëtari, apo edhe Partizani. Këto skuadra kanë dhënë maksimumin në fushën e lojës, duke mos kursyer asgjë nga potenciali i tyre.
Në këtë mes, më shumë i përfituar ka dalë Skënderbeu, që në fakt duket theksuar se ka kaluar në gjysmëfinale, pasi kundërshtari i tij, Kamza, është përjashtuar nga Komisioni i Disiplinës, duke u rrëzuar në Kategorinë e Dytë.
Në këto kushte, në raundin e ardhshëm, korçarët e kanë shumë të qartë se nuk do e kenë aspak të lehtë dhe në ndeshjen mes Teutës dhe Kukësit që përfundoi me rezultatin2-2, ku dhuroi një spektakël të vërtetë.
Gjithashtu edhe Tirana që ka mundur thellë dhe bindshëm Laçin me rezultatin 3-0 në "Selman Stermasi" dhe tashmë është me një këmbë në gjysmëfinale.