
Kampionati gjerman do të jetë i pari që do të rinisi këtë fundjavë. Qeveria gjermane dha miratimin e gjithashtu klubet prej një muajsh kanë nisur stërvitjet,. Në fundjavë janë programuar sfidat e para pas ndalimit të futbollit prej Covid-19.
Para rikthimit në fushë klubet e Bundesligës së parë dhe të dytë kanë pasur një mbledhje ku janë disktuar ndryshimet e reja. Është arritur marrëveshja që në rast se kampionati do të ndërpritet sërish Federata do të marrë për bazë renditjen e ndalesës së parë duke nxjerrë kampion vendin e parë dhe duke rrëzuar nga Kategoria dy vendet e fundit.
Gjithashtu është miratuar edhe kryerja e 5 zëvendësimeve brenda një ndeshje, por që do të bëhen vetëm në maksimumi 3 raste. Tashmë futbolli në Gjermani është gati dhe fundjava rezervon sfida mjaft interesante siç është ajo mes Schalke 04 dhe Dortmund.