
Sulejman Mema ka folur për situatën në të cilën gjendet vendi ynë. Trajneri i njohur në Shqipëri është shprehur besimplotë se të bashkuar do ia dalim të mposhtim Coronavirusin.
Mema tregon se kampionati do të rifillojë dhe sipas tij do të jetë më i bukur. Ish-lojtari i njohur sheh tek njerëzit një ndërgjegjësim të madh dhe në një lidhje direkte për Supersport deklaroi:
“Unë mendoj që kampionatet do të përfundojnë sigurisht me ndërgjegjësimin e njerëzve për të kaluar sa më shpejt këtë situatë. Nuk është e mirë për asnjë, por sidomos edhe për futbollin. Stafet drejtuese duhet t’i zgjidhin mirë problemet. Nuk mund të pretendojmë për kushte optimale. Përgatitjet janë të domosdoshme për fillimin e kampionatit.
Unë e shoh ndërgjegjësimin tek të gjithë, por sidomos te lojtarët. Ne duhet të jemi super korrektë me sugjerimet dhe udhëzimet që japin mjekët. Por që të ndërpritet në fund të kampionatit dhe të hiqet dorë nga gjitha lojërat e mundshme, normalisht kur të rifillojë, do të shihni që pjesa tjetër do të jetë më e bukur. Mendoj që do të krijohet një zgjidhje. Them që kampionatet do të zhvillohen edhe pse në mënyrë intensive. Do të japë rezultat, por jo atë cilëinë e fortë që ishte në periudhën e fundit. Unë them që do ta zbukurojë akoma më tepër”.