
Trajneri Mirsad Jonuz ka folur pas fitores 2-0 që ekipi i tij mori në transfertë ndaj Luftëtarit. Në prononcimin për "SuperSport" ai ka folur për disa ccështje, ekipin, merkaton dhe ndeshjet e arshshme.
"Strategjia është shumë e rëndësishme kur rezultati nis 0-0.Fusha e Luftëtarit është e vështirë dhe dua të komplimentoj djemtë e mij për këto tre pikë. Në pjesën e dytë dolëm në sulm me disa lëvizje dhe ia dolëm të fitonim. Skuadra ka pesë muaj që është gati, Emerson është i rëndësishëm për ne dhe na mungonte sot. E dija që lojtarët e rinj të Luftëtarit do të çedonin në fund, ndaj edhe ne gjetëm golat e fitores".
"Bardulla? Ka qenë i sëmurë prej një jave dhe është një lojtar i freskët që i dha impuls lojës me futjen e tij".
"Dua të flas me drejtuesit për situatën, Bashkia duhet të na sigurojë dy ose tre lojtarë ndaj na duhet përforcime paçka se kam respekt për Shtubinën dhe Likën. Çështja e mbijetesës ka mbaruar dhe ne shohim përpara".
"Flas çdo ndeshje për presionin, dua t'i mbaj djemtë në moral lartë sepse në Shkodër presioni është i madh dhe këmi humbur ndeshje që nuk duhej. Dua që lojtarët të shijojnë lojën dhe të jemi pozitivë"