Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Kam respekt për presidentin Halili", Trajneri Canaj komenton sfidën Bylis-Tirana: Kjo është diçka e veçantë, kishte shumë gjëra që bien në kundërshtim

Shkruar nga NEWSPORT
"Kam respekt për presidentin Halili", Trajneri Canaj komenton

Tirana u mund ditën e sotme me përmbysje 2-1 ndaj Bylisit. Një ndeshje që solli shumë polemika për shkak të golave të shënuara të dyja skuadrat. I ftuar në emisionin "Pressing", trajneri I njohur, Agim Canaj u shpreh se ky takim kishte diçka të veçantë.

"Unë kam ndërruar shumë skuadra e shumë presidentë dhe Halili është një ndër presidentët më pak të përfolur. Tirana është një klub 24 herë kampion, ka pasur shumë presidentë, ka shumë vite klub, 100 vite. Kam shumë respekt për Halilin, por kjo është diçka e veçantë.

Unë nuk mund t'i vë një pikëpyetje të madhe, por teknikisht, ka shumë gjëra që bien në kundërshtim me parimet e futbollit. Në fillim të pjesës së dytë, hoqe katër lojtarët kryesorë të grupit që kishte Tirana, që ishte grupi B. Teknikisht, u veprua gabim te Tirana. Nëse pretendon për Kupën, duhet të luante ndryshe", tha Canaj mes të tjerash.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga