
Sokol Cikalleshi shënoi në humbjen e skuadrës së tij Konyaspor 2-3. Edhe pse kavajasi u rikthye te goli pas një dëmtimi, skuadra turke u mposht në shtëpi.
Në një lidhje Skype për Ora News, sulmuesi tregon se ka besimin e trajnerit në Turqi dhe me punë do ia dalë të jetë në formë për Kombëatren. Kuqezinjtë kanë një ndeshje të vështirë në mars me Anglinë, me Cikalleshin që shpreson te një rezultat pozitiv.
"Ndjehem mirë. Tani kam besimin e trajnerit dhe klubit. Dëmtimin e lashë pas por duhet të presim edhe pak për Anglinë. Unë jam njeri i punës dhe do punoj maksimalisht dhe pritshmëritë tuaja dhe tifozëve kuqezi t'i bëj realitet duke shënuar, gjë që sigurisht vlen më shumë.
Të bëjmë një rezultat pozitiv, sidomos kundër Anglisë. Një rezultat I tillë do ngelte në mendjen e çdo tifozi shqiptar", tha Cikalleshi.