
Tirana do të luajë ndeshjen e fazës "Play Off" të Europa League ndaj Young Boys. Bardheblutë udhëtojnë drejt Zvicrës më datë 1 tetor ku do të përballen me skuadrën vendase dhe fituesi i këtij çifti do të kalojë në fazën e grupeve të Europa League. Në prag të këtij takimi ka folur edhe presidenti Refik Halili. Në një prononcim për "Syri TV", numri një i bardhebluve u shpreh se ka besim te skuadra e tij dhe shpreson që nga kjo ndeshje të dalin të fituar.
"Në ndeshjet e zhvilluara më parë në Europë, kemi bërë paraqitje siç di të bëjë skuadra jonë. Unë kam besim te ekipi, pasi është një grup me lojtar shumë të mirë. Them se do të bëjmë më të mirën. Do shkojmë për të luajtur futboll, 1 ndeshje është dhe shpresoj t'ia dalim" u shpreh Halili.