
Jurgen Goxhaj ishte lojtari i ndeshjes në sfidën Bylis – Teuta. Qendërmbrojtësi kryeqytetas ishte autori i golit për vendasit duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme mallakastriotëve. Në prononcimin e dhënë për Supersport, ai deklaroi:
“Isha me Shkallën në mesin e fushës. I thashë hajde bëjmë një bast. Këmbët i kisha të dyja copë-copë. Kam një lajm të rëndësishëm se pres një fëmijë dhe golin ia dedikoj atij dhe djalit të dajës, Rigers Dushkut. Jam një tip që nuk dorëzohem kollaj. Edhe herë të tjera kam luajtur i dëmtuar. Edhe trajneri kam besim te unë.
Ndeshja me Tiranën? Me Tiranën shkoi ndeshja, kishim disa probleme në ekip. Ndodhi edhe ajo e Qardakut. Qëpar më uroi. Shpresoj të kthehet më i fortë. Me Tiranën s’ishim shyumë të motivuar. Shyqyr Zotit që fituam dhe unë vendosa ndeshjen.
Kishim 10 ndeshje pa fituar dhe në vijim do të shihni në Ballsh ndryshe. Shpresojmë që nga Kupa ta kapim Europën. Bylis është një kockë e fortë në kampionatin shqiptar”, përfundoi ai, i cili luajti me këmbët e dëmtuara.