
Pas masave për tu izoluar në shtëpi në internet janë bërë virale video të ndryshme ku njerëz nga bota e sportit por edhe sportdashës kanë realizuar sfidën e teksa xhonglojnë letrën higjenike. Një sfidë kjo e hapur për të treguar që të gjithë të kemi kujdes higjienën personale dhe ndërkohë zbavitemi pak në shtëpi.
Megjithatë nuk është vetmë kjo sfida aktive në internet. FSHF ka bërë thirrje për fëmijët të dërgojnë video teksa luajnë futboll në shtëpitë e tye, ku më pas do të shpërndahen dhe çmimet për videot më të mira. Mëngjesin e sotëm futbollistët e skuadrës së Apolonisë U-17 kanë publikuar një video tepër kreative të realizuar nga shtëpia. Video nis me trajnerin e tyre Bledar Borova i cili i fryn bilbilit për nisjen e stërvitjes dhe më pas talentet e reja të Apolonisë nga shtëpitë e tyre kryejnë “stërvitjen” duke e pasuar topin tek njëri-tjetri.