
Bylis-Teuta nuk prodhoi asnjë fitues me ndeshjen që u mbyll në barazim 0-0. Një ndeshje me shumë raste nga të dyja ekipet, por në fund skuadrat ndan nga një pikë. Në fund të sfidës për "Supersport", trajneri i Teutës, Edi Martini u shpreh:
"Ndeshje mund ta kishim fituar, por edhe mund ta kishim humbur. Luajtëm mirë në pjesën e parë e kishim raste për shënim sicc kishte edhe Bylis. Në pjesën e dytë në momentin tonë më të mirë ngelëm me 10 lojtarë.
Është fakt që ne krijojmë shumë raste për shënim dhe nuk shëojmë. Duhet të punojmë më shumë në këtë aspekt e duhet të jemi më afër portës. Erdhëm në Ballsh me synime të qartë për fituar ndeshjen. E dinim që Bylis do të na rrezikonte, por doja të luanim ballë për ballë me ta. Duhet të kishim më shumë në këtë ndeshje. Enea Jorgjit nuk I ecën me mua e nuk e di përse. Ishte një karton I kuq për Bylisin që duhej marrë më shpejt se e jona".
Ccfarë I thatë arbitrave? "Pritëshmëria te ne është e madhe dhe ky është një vlerësim që ka ardhur nga të gjithë. Fola me Jorgjin dhe I thashë se përse nuk ia dhe kartonin e verdhë. Janë shumë raste kundra nesh të rastësishme. Murataj duhet të dilte me kartonin e dytë të verdhë dhe kjo ishte me dy standarte e mendoj se duhet parë me pak kujdes edhe pse janë vendime padashje nga gjyqtarit. Këto gabime ne na kushtojnë shumë pasi jemi skuadër që pretendojmë për titullin kampion e kur lë pikë kështu vështirësitë janë edhe më mëdha".
Ndeshja ndaj Kastriotit? "Të gjitha ndeshjet janë të forta. Të gjitha skuadrat luajnë mirë, por ne do të futemi gjithmonë në fushë për 3 pikë pastaj ia lëmë fushës".
Pezullimi I Lorenco Vilës? "Nesër Vila do të jetë në stërvitje me ne".