Angel Di Maria ka njoftuar tashmë lamtumirën e tij me Juventusin pas vetëm një sezoni me një postim në rrjetet e tij sociale. Por ky nuk do të jetë i vetmi. Cuadrado mund të qëndrojë por i skadon kontrata në qershor. Paredes dhe Milik janë në fund të huazimit. Dhe me shumë mundësi mund të largohen për arsye se rrogat e tyre janë të larta.
Gjithashtu edhe Adrien Rabiot i skadon kontrata në qershor dhe mund të largohet si lojtar i lirë. Ndërsa Samuel Iling-Junior që ishte një nga gjetjet e “Zonjës së Vjetër” këtë sezon mund të largohet për të mbushur arkat e klubit.
Një tjetër largim i bujshëm pritet të Dushan Vlahovic, pasi përvoja e tij me bardhezinjtë nuk ka ardhur duke u rritur, por duke u zbehur. Dhe juventus mund ta shes atë pasi Bayern dhe Chelsea janë të interesuar.
Federico Chiesa dhe Wojciech Szczesny mund të jenë të fundit që mund të largohet nga kampi Juventin.