Ish-gjyqtari i Kategorisë Superiore Lorenc Jemini zbuloi se personi i panjohur që komunikonte me arbitrin anësor në ndeshjen Partizani-Skënderbeu ishte punonjës i policisë private, por ai nuk duhej të lejohej të qëndronte pranë fushës, pasi sipas rregullores vetëm delegati i ndeshjes ka të drejtë të qëndrojë pranë fushës.
Në emisionin “Proçesi Sportiv”, Jemini theksoi se goditjet me topa bore dhe bohçe pishe janë tejet të rrezikshme pasi mund të shkaktojnë dëmtime. Ai aludoi se nëse anësori në takimin Kukësi-Laçi do të pësonte hemorragji nga goditja me bohçe pishe, takimi duhej të ndërpritej dhe Kukësi të humbiste ndeshjen me rezultatin 0-3.
“Personi i panjohur në ndeshjen Skënderbeu-Partizani? Ky zotëria është i security, policisë private. U interesova të pyesja se kush ishte. Ai i thoshte arbitrit. Pse se dhe goditje këndi?. I vetmi person që afrohet dhe rri në pistë është delegati zyrtari i ndeshjes.
Goditjet e arbitrave anësore në Korçë dhe Kamëz? Këtu më bëri me përshtypje. Ai topi i borës mund të gjakoste asistentin dhe të ndërpritej ndeshja. Më bëri përshtypje se e goditën disa herë.
Ndodhi ditën tjetër në Kamëz. Bohçja e pishës është njësoj si guri. Këto duhet të shmangen. Këtu mund të ndëshkohet ekipi i Kukësit. Po të gjakosej asisenti ndeshja ndërpritej dhe Kukësi humbiste 3-0 në tavolinë”, deklaroi Jemini.