Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Jemi të përqendruar për të bërë historinë", Batha flet nga Zvicra: Nuk e di nëse do jem 100% në formë, do ishte bukur të kishte tifozë

Shkruar nga NEWSPORT
"Jemi të përqendruar për të bërë


Tirana do të luajë ditën e nesërme një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Bardheblutë do të përballen me Young Boys, ndeshje e vlefshme për turin e "Play Off" të Europa League. Mjafton një rezultat pozitiv që Tirana të prek grupet e Europa League e para këtij takimi në konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Egbo ka folur edhe kapiteni Idi Batha. Në fjalën e tij mesfushori u shpreh se nuk e di nëse do të jetë në 100% të formës së tij duke parë që vjen nga dëmtimi, por thekson se do të japi maksimumin e tij në fushë.

A jeni në formë për këtë ndeshje? "Nuk e di nëse do jetë Batha i njëjtë edhe në këtë ndeshje. Përderisa nuk kam qenë në fushë,  nuk them se mund të jem 100% gati. Megjithatë për diçka të jeni të sigurt, që do jap maksimumin tim. E dimë të gjithë që është ndeshje e veçantë dhe jemi të përqendruar për të bërë historinë.

Sigurisht që kjo është ndeshja më e rëndësishme për mua, pasi nuk i jam afruar asnjëherë kaq afër grupeve. Jo vetëm unë por të gjithë besojmë, që nëse japim maksimumin dhe bëjmë detyrat me përpikmëri që na janë dhënë, mund të arrijmë diçka. Është e vërtetë që kundërshtari e shfrytëzon shumë mirë shtat lartësinë, Tirana mund të kundërpërgjigjet, me atë që e ka karakterizuar me klubin dhe fanellën historike, me shpirt gare për të fituar ndeshjen.

Fusha me bar artificiali mund të jetë problem? "Nuk mendoj se fusha do të jetë vështirësi e madhe, pasi fushat me bar artificial e përdorim edhe në Shqipëri. Do stërvitemi një ditë para ndeshjes dhe do e kemi të lehtë të përshtatemi. Do ishte diçka e bukur të kishim tifozët, pasi e dimë që në Zvicër ka shumë shqiptarë. Na mungojnë shumë edhe tifozët tanë pasi jam i sigurt që do udhëtonin për të na mbështetur.", u shpreh Batha.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga