Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Jemi të fryrë mediatikisht, ta tregojmë në fushë", Gugash MAGANI hap sfidën: S'jemi për në Kategorinë e Parë

Shkruar nga NEWSPORT
"Jemi të fryrë mediatikisht, ta tregojmë në

Trajneri I Egnatias, Gugash Magani ka folur për RTSH Sport pas barazimit 2-2 që rrogozhinasit morën me Burrelin në miqësore. Trajneri ka theksuar se golat erdhën për gabime individuale, ndërsa ekipi është gati për nisjen e sezonit.

Magani hedh dorezën e sfidës, duke pretenduar se me grupin e lojtarëve që ka, skuadra e tij do të luaj në Kategorinë Superiore, duke qenë pretendente për titullin kampion në grupin B të Kategorisë së Parë.

"Bëmë një test me skuadrën e Burrelit dhe na shërbeu shumë. Bëmë gabime individuale dhe do punojmë që mos përsëriten më. Mendoj se grupi ynë shumë I fortë në Kategorinë e Parë dhe çdo gjë zhvillohet në fushën e lojës, jemi të fryrë mediatikisht. Loja është e ashpër dhe ka dyluftime të forta.

Ka momente që gjyqtari që për hir të fushës lejon lojën e fortë, do punojmë që mos përsëriten gabimet. Me Burrelin u ndëshkuam nga gabime individuale, jemi në rrugën që presim. Besoj se me këtë grup do përballojmë kampionatin, sepse kemi lojtarë mbi mesataren dhe pretendojmë Superligën", tha Magani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga