
Gjyqtarët janë gjithmonë shënjestra më e lehtë për çdo kontestim në ndeshjet e futbollit. Në kampionatin tonë, pakënaqësitë ndaj arbitrimit janë shtuar në maksimum. Edhe në këtë javë të kampionatit, kritikat ndaj arbitrave nuk kanë munguar.
Në emisionin "Rubrika Sportive" analistët Fatmir Mneri dhe Fatjon Shehu janë bashkuar njëzëri për gjykimin jo në nivelin e duhur të arbitravë në 5 takimet e kësaj jave.
"Nuk është problemi te aftësitë e tyre. Por vuajnë shumë presionin psikologjik të tifozëve dhe të asaj se çfarë ndodh para", deklaron Shehu.
"Gjyqtarët nuk kanë krijuar personalitetin. Nuk arrijnë dot të kapërcejnë gabimet. Ende nuk kanë një staturë, të marrin përsipër përgjegjësitë. Janë të kontestueshëm", shprehet Mneri.